Kristjan Asllani është gjithë e më shumë I paqartë sa I përket të ardhmes së tij në sezonin e rri. Një ultimatum nga ekipi zikaltër e ka vendosur atë në lëvizje për të gjetur kështu ekipin e rri. Forma e tij nuk ishte ajo që Chivu do të donte në mesfushë. Ndaj dhe në projektin e sezonit të ardhshëm ai nuk është përfshirë. Zgjedhje që e vendos kështu jashtë strukture për të pasur një mundësi që do ndryshonte ekip.
Mesfushori I kombëtares Shqiptare duket se nuk ka pasur një dakortësim sa I përket largimit nga klubi. Dëshira e tij do të ishte pozicionimi I mëtejshëm në Serinë A. U përfol që ishin pikërisht dy klube të këtij kampionati që janë shprehur të gasthme për të pasur mesfushorin si një përforcim në ekip.

Asllani më herët ka refuzuar që të bashkohet me Betis në këtë sezon. Interesi I tij ka qenë pikërisht kampionati italian. Fiorentina dhe Bolonja ishin dy ekipe që ofruan mundësinë për të dhenë një opsion transferimi të tij në këtë kampionat. por, tashmë janë mediat e ndryshme italiane që theksojnë se Fiorentina nuk është më e interesuar.
Ekipi I Fiorentinës është tërhequr nga mundësia për të pasur shërbimin e lojtarit. Shkak në këtë pengesë është bërë padyshim cmimi I vendosur që e bën shumë të pamundur për ekipin. Ekipi zikaltër kërkon për shërbimin e tij 18 deri në 20 milion euro cka e bëjnë kështu shumë më të pamundur që të realizojnë një kalim. Një klub italian I tërhequr është një mundësi më pak për lojtarin shqiptar.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.