Forma e Fisnik Asllanit në këtë sezon ka qenë mjaft e mirë, duke luajtur për Elversberg në Bundesliga 2. Gjatë këtij sezoni ai pati mundësi të luante për Hoffenheim në formë huazimi. Me një formë mjaft të mirë ai arriti të shëklqente atje duke bërë të mundur dhe shënimin e golave. 19 ishin golat e shënuar prej tij në këtë sezon, ndër të cilat dhe 10 asiste. 37 ishin ndeshjet që ai ishte pjesëmarrës ku kishte mundësi të trasmetonte një formë mjaft të mirë në fushën e blertë.
Sulmuesi, ka pasur mundësi që të sjellë një formë e cila është vlerësuar së tepërmi. Nuk kanë qenë vetëm vlerësime të specialistëve të futbollit por një ndryshim I dukshëm është dhe në vlerën e tij në market. Ka të bëjë me një ndryshim të vlerës së tij, ku nga 4 milion euro tashmë ai ka mundur ta dyfishojë vlerën e tij. Tetë milion tashmë vlerësohet Asllani nga Transfertmarket. Tashmë pas përfundimit të huazimit të tij ai është rikthyer në ekipin ku ka dhe kartonin e tij.

22 vjecari ka marrë një seri ofertash dhe klube që kërkojnë të kenë shërbimin e tij. Fenerbahce, Lille dhe Stuttgart janë klubet që kërkojnë të përfitojnë këtë transferim. Pavarësisht se deri më tani nuk ka ardhur një ofertë zyrtare për të. Hoffenheim klubi që zotëron kartonin pritet të vlerësojë ofertat dhe të vendoset nëse e ardhmja e tij do të jetë pikërisht në këtë klub apo në një hap tjetër. Ku është vërtet një moment mjaft I mirë për të përfituar një mundësi të artë.