Fisnik Asllani ka mundur të tregojë një formë mjaft të mirë në daljen e tij në Bundesligë. Me fanellën e Hoffenheim ai ka mundur të regjistrojë një performanvë mjaft të mirë. Kjo e ka vendousr atë shumë më të vlerësuar në kampionatin gjerman. Me tre gola të shënuar në fillim të këtij sezoni I është kushtuar dhe një artikull mjaft interesant. Sulmuesi Kosovar është cilësuar si një makineri golash I cili arrin të sjellë gjithnjë e më shumë rezultate positive.
Rrugëtimi I tij në futbollin gjerman është më I hershëm duke qenë se më herët ai ka luajtur për Elversberg. Ekip I cili luan në Bundesligën 2 dhe I dha hapësirën e duhur sulmuesit të rri. Hapësirë e cila u shfrytëzua në formën më të mirë prej tij duke sjellë më pas dhe një rezultat mjaft të mirë. Kjo I hapi mundësi transferimit të tij drejt Bundesligës.

Janë pikërisht tre ndeshjet e fundit që ai ka spikatur me tre gola mjaft të rëndësishëm për ekipin e tij. Loja e zhvilluar ndaj Leverkusen I dha mundësi që të shënonte për ekipin e tij. Ishte asis I Asllanit I cili u shërbye më pas me kujdes drejt rrjetës. Më tej në një sfidë mjaft konkuruese me Frankfurt ai arriti të shënojë duke e ndryshuar më tej rezultatin e lojës së tyre.
Tre gola të shënuar e bëjnë që të jetë I pozicionuar drejt pas Harry Kane dhe Serhou Guirassy. Kështu Asllani vendoset në listën e më të mirëve në Bundesligë.



