Sulmuesi I kosovës, Fisnik Asllani është një prej yjeve në ngritje në këtë sezon të rri të Bundesligës. Pjesë e Hoffenheim ai ka dhënë një performancë mjaft të mirë dhe tashmë shihet si një pretendent për shumë klube. Interesi pritet të jetë në rritje ndaj tij duke qenë se mendohet se do të jetë një yll në ngritje të vazhdueshme.
Mediat janë ato të cilat kanë vënë në dukje një mundësi transferimi të tij gjatë verës. Duke qenë se ai ka një kontratë e cila mund të përfundojë këtë verë. Por,lëvizja e tij pritet të jetë në një ndër klubet të cilat luajnë në Champions League. Shumë bujë ka bërë një prej deklaratave të tij të cilat e vendosën dhe në qëndër të vëmëndjes për shumë media. Lojtari ka cilësuar se Barcelona është skuadra e cila ai e konsideron të duhurën për transferim.

Klubi I ëndërrave është cilësuar nga sulmuesi Kosovar në një deklaratë të dhënë për mediat. Njëherësh dëshira e tij është të bashkohet me një klub I cili është pjesë e Champions. Është një sfidë e cila për shumë sportistë konsiderohet si një hap I rëndësishëm në karrierë. Forma e tij ka dëshmuar se ai mund të ketë një transferim më të vlefshëm se Hoffenheim në këtë sezon kalimesh.
Në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni ai ka mundur të shënojë katër gola. Kjo e vendos Asllanin në qëndër të vëmëndjes për një formë mjaft të mirë. Deri në fund të këtij sezoni ai pritet të japë një kontribut mjaft të rëndësishëm për klubin e tij.



