Fisnik Asllani në radarin e tre klubeve të njohura

Fisnik Asllani në radarin e tre klubeve të njohura

Fisnik Asllani talenti shqiptar i cili luan me Elversberg por tashmë i huazuar nga Hoffenheim është në radarin e disa ekipeve të rëndësishme për të qenë pjesë e tyre. Sulmuesi ka pasur një sezon tepër të mirë ku ka spikatur dhe ka dëshmuar se ka një të ardhme në klube më të mëdha, gjë që është vlerësuar dhe prej klubit turk Fenerbahce.

Me një sezon të shkëlqyer në Bundesliga ku ka mundur të shënojë plot 12 gola dhe të japë pesë asise në 24 ndeshjet e shkuara ka bërë që të jetë kryefjala në transferime dhe të jetë i kërkuar prej shumë klubeve që kanë një histori futbolli.

Fenerbahce është një ndër klubet që ka interes për të rriun ku ka vlerësuar kontributin e tij në lojë, talentin e Asllanit dhe moshën e tij të re duke qenë se është vetëm 22 vjec. Transferimi i tij shihet si i mundur pranë këtij klubi dhe ka mundësi që të realizohet duke qenë se kontrata e tij me Hoffenheim është deri në mesin e sezonit tjetër, 2026. Me një vlerë të konsiderueshme pritet të bëhët dhe marrveshja duke qenë se ka një vlerë tregu tani rreth 3 milion euro.

Por, Murinio nuk do të luftojë i vetëm për talentin shqiptar duke qenë se në kërkim të Asllanit janë dhe disa klube të tjera të njohura si: Anderlecht, Sporting CP dhe Lille OSC. Një formë e mirë e Asllanit tregon se suksesi i tij është në rritje në angazhimin e tij në klube më të mëdha europiane.