Fisnik Asllani I cili është pjesë e futbollit gjerman. Ka mundur të japë një formë mjaft të mirë në daljet e tij të fundit. Hoffenheim I cili u vendos në një përballje me Union Berlin tregoi një formë mjaft tërheqëse për lojtarin. Skuadra e tij ishte përballë ish ekipit dhe duke qenë se janë dy kampe të njohura për të solli një formë mjaft të mirë në fushën e lojës.
Me dy gola të shënuar në këtë sfidë, ai solli tre pikë mjaft të rëndësishme për klubin e tij. Asllani ishte protagonist në këtë sfidë ku mundi të shënojë dy herë. 2-4 ishte rezultati I ndeshjes e cila pasoi kështu një tjetër fitore të rëndësishme për Hoffenheim në këtë fillim sezoni të rri. Falë kësaj paraqitje mjaft të mirë dhe nuhatjen e tij të golit ai është vendosur në mesin e më të mirëve në kampionatin gjerman.

Sulmi mbante emërin e tij në këtë formacion dhe padyshim të Harry Kane. Në këtë listë ai nuk ishte shqiptari I vetëm duke qenë se ishte po ashtu dhe Diant Ramaj. Portiere shqiptar arriti të bëjë një formë shumë të mirë në përballjen e Heidenheim dhe Bourussia Dortmund. Tashmë, në këtë rrugë që është duke ndjekur Asllani është duke dëshmuar se do të jetë një emër mjaft I rëndësishëm për futbollin në të ardhmen. Me disa lëvizje ai është duke shënuar hapa të duhur në karrierën e tij. Ndaj dhe Asllani konsiderohet si një potencial mjaft I mirë për shumë drejtues ekipesh.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.