Fitorja e Chelsea në Konferencë Ligë ishte historike

Fitorja e Chelsea në Konferencë Ligë ishte historike

Chelsea e vendosur në finalen e Konferencë Ligë, përballë Real Betis arriti të triumfonte. Ishte pikërisht fitore e cila përmbylli një sezon mjaft të mirë të tyre në këtë seri ndeshjesh europiane. Njëherësh, ata mundën që të finalizonin kështu duke përforcuar më tej një status historik të tyre.

Me një rezultat 4-1, ata arritën të ishin të sigurt në këtë fitore e cila solli një seri golash prej tyre. Kjo e shndëron ekipin londinec ndër më të mirët në kompeticion. Sezoni I ardhsëhm I gjen ata në Champions Ligë, kjo falë renditjes së tyre në Premier Ligë. Objektiv I cili bëhët shumë më I rëndësishëm për ta duke bërë hapa shumë më të mëdha.

Chelsea me këtë fitore shndërohet në I vetmi ekip që ka mundur të sigurojë fitoren e tyre në të gjitha kompeticionet kryesore europiane. Ata kanë siguruar fitoren e tyre në Champions League, Europa League, Kupën e Kupave, Super Kupën dhe së fundmi Ligën e Konferencave.

Fitorja e Chelsea në Konferencë Ligë ishte historike
Fitorja e Chelsea në Konferencë Ligë ishte historike

Me një karrierë europiane të cilën ekipi e ka nisur në vitin 1970-1971 ku ata fituan dhe Kupën e Kupave. Në një  finale ndaj Real Madrid ata mundën që të siguronin këtë fitore të rëndësishme. Suksesi I të cilës u përsërit dhe një herë më tej në vitin 1998 ku arritën të mposhitin stuttgartin për të siguruar këtë pozitë në kompeticion.

Gjithashtu, ekipi ka mundur të dalë dy herë kampion në Super Kupën e europës, ata kanë siguruar një fitore në vitin 1998 dhe e kanë përsëritur më tej në 2021. Në total ekipi ka nëntë tituj duke e vendosur atë në renditje me klubet që ka më shumë tituj.