Drita, përpos se mundi të sigurojënjë fitore hisotirke në daljen e saj të fundit. Ku ekipi I Kosovës mundi të mposhtë në duhëtimin e saj skuadrën irlandeze, Shelbourne. Me një rezultat minimal 0-1 ata mundën të siguronin kështu një fitore mjaft të rëndësishme në Konferencë Ligë. Por, padyshim që një fitore në ndeshjet e tyre europiane shoqërohet me një premium mjaft të majmë.
Fitorja e skuadrës së Kosovës u shpërblye me një shumë prej 400 mijë euro. Kjo është një shumë tepër e konsiderueshme për klube të cilat janë duke bërë hapat e parë në arenën ndërkombëtare. Skuadra ka mundësi që të shkojë më tej në fitimin e saj në Konferencë Ligë. Duke qenë se janë ende tre xhiro të mbetura deri sa të mbyllet faza e ligës.

Drita më herët ka mundur të fitojë një shumë prej 266 mijë euro nga xhirot e saj të mëhershme. Shumë e cila u arkëtua prej tyre në dy barazimet e siguruara më herët. Skuadra e cila ka gjasa për një kualifikim të mundshëm drejt play-off ka mundësi që të marrë dhe një shumë tjetër prej 300 mijë euro.
Daljet ndërkombëtare janë mjaft të mira për klubet të cilat hapin e radhës e kanë synimin ndërkombëtar. Duke qenë se dhe promot monetare janë të favorshme për krijimin e një arke mjaft të shëndetshme në të ardhmen. Drita, shihet se ka shpresa në daljen e tyre për të siguruar një pozitë në play off. Përballja e radhës për ta do të jetë me një tjetër ekip shqiptar, Shkëndijën.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.