La Liga është në muajin e fundit të zhvillimit të saj. Ekipet janë në luftë të hapur për të fituar titullin dhe ende nuk ka një ndarje të qartë. Për këtë arsye vjen në ndihmë inteligjenca artificiale e cila bën një parashikim se cili prej ekipeve do të jetë I mundur për të fituar këtë kampionat. sistemi kompjuterik Optas tepër I avancuar në përcaktimin e shanseve dhe probabilitetit përcakton dhe një herë se cili prej ekipeve do të jetë.
Superkompjuteri bën një cilësim si më të mundur që të gjendet si fitues I këtij kampionati Barcelonën. Ekipi renditet I pari me një shans prej 85.2% shanse për të qenë triumfues në këtë kampionat. Real Madrid renditet menjëherë pas Barcës me një diferencë prej 12.35%. Përpilimi I saj është 79.85%. shanset që dhe Atletico pas një sezoni të mirë të shpallet kampion janë të mundura. Sistemi I pikëzimit e përcakton atë vetëm me 2.39% shanse më pas se Real Madrid për të qenë fitues të këtij kompeticioni.

Janë dhe tetë ndeshje për t’u zhvilluar në La Liga. Barcelona është duke kryesuar me katër pikë diferencë ndaj Real Madrid. Edne ka mundësi për përmbysje por do të duhet të ketë një luftë të fortë mes tre pretendentëve kryesorë. Reali ka të nevojshme fitore në sfidat e ardhshme dhe të kryqëzojë gishtat për Barcelonën. Atletico Madrid dhe pse me një diferencë prej shtatë pikësh ka mundësinë të një ekipi I cili do të jetë I freskët në përballje. Ata janë duke garuar vetëm në La Liga, ndoshta me një shans më shumë për të pasur mundësi triumfi.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.