Flamurtari VS AF Elbasani koeficientët në 1xbet 02.11.2025

Një ndër sfidat më interesante të javës së dhjetë pritet të jetë ajo mes Flamurtarit dhe Elbasanit. Flamurtari duket se është duke reaguar pas ndryshimeve të ndodhura në stafin drejtues duke siguruar dhe fitoren e tyre të parë në këtë sezon. Ekipi mundi të sigurojë tre pikët e para në shtëpi përballë kryesuesëve të momentit. Një tjetër sfidë në shtëpi mund të jetë pikërisht shtysë për ta.

Seria e humbjeve u zbeh nga një gol I vetëm I cili do të shërbejë më tej për formën e tyre. Vlonjatët do të kërkojnë më tej që të mund të realizojnë një tjetër sukses. Shtëpia nuk është se sjell sigurinë, por është pikërisht kjo fitore e cila shuan dy humbjet dhe barazimin e mëhershëm. Ekipet janë duke u ritakuar në këtë sezon pas fitores së parë të Elbasanit në shtëpi. Kthimi duket se do të jetë sfidues dhe për tigrat.

Flamurtari VS AF Elbasani
Flamurtari VS AF Elbasani

Elbasani I cili ka siguruar dy fitore radhazi është duke u vendosur në vendin e tretë të tabelës. Kjo e bën që skuadra të ketë presionin e shtuar për një rezultat pozitiv. Diferenca e vogël mes kryesuesëve e bën që detyra e tyre të jetë e rëndësishme. Përsëri një udhëtim për ta dhe pse ai I fundit përfundoi me një fitore mjaft të rëndësishme përballë Tiranës me plot katër gola. Ndaj dhe në këtë sfidë ata shihen si të favorizuar për të shënuar.