Barcelona nën drejtimin e Flick ka mundur që të shkëlqejë. Ekipi ka mundur që të krijojë një rrugëtim fantastik dhe padyshim që merritën për këtë sukses e ka dhe drejtuesi teknik Hansi Flick. Rinovimi I kontratës së tij dhe për një sezon duket si më e pakta që mund të bëjë klubi katalanas. Ata tashmë janë pretendentë për një tirpletë ku janë të vendosur më së miri në këto kompeticione. Gjysmëfinalja e Kupës së Mbreitit ku do të jenë përballë Real Madrid, por ashtu dhe kryesimi I La Ligës.
Ekipi është ende pretendent për titull në Champions League ku janë në fazën gjysmëfinale. Përballja e tyre do të jetë me Inter në këtë sfidë. Flick ka ditur të ndërtojë një ekip fantastik në këtë sezon ku më së miri e kanë treguar pozitën e tyre. Ka qenë vetë Flick që në rinovimin e tij ka kërkuar të jetë në planin një vjecar. Investimi është mjaft I rëndësishëm sipas tij, por kërkon që të bëjë vlerësim sezon pas sezoni. Pavarësisht se plani I klubit katalanas është të synojë një kontratë dy vjecare për të qenë shumë më stabël.

Mendohet se rinovimi I tij me Barcelonën do të vijë pikërisht pas 30 qershorit. Kjo dhe pse ekipi është duke hasur në disa vështirësi të ndryshme financiare do të zgjedhë që të ketë këtë afrim të njejtë për Flick. Suksesi I tij është I dukshëm në këtë sezon, pavarësisht se ende të pa konfirmuar me një titull. Synimi është përfundimi me sukses I këtyre rrugëtimeve të nisura. Ekipi nën Flick ka mundur të krijojë formën më të mirë.