Flick insiston për të mbajtur Raphinën në Barcelona

Flick mban më tej Raphinën në Barcelona

Raphina shihej si një ndër lojtarët që do të largohej nga ekipi katalanas, ai shpesh është përfolur në media të ndryshme për një largim të tij dhe kjo e mbështëtur nga ekipi I cili kërkonte fonde për një tjetër blerje në ekip. Një zvendësim ic ili pritet të mos ndodhë, kjo sepse Raphina do të jetë I gatshëm për një rinovim në Barcelona ekipi në të cilin ai ka dhënë shumë në këtë sezon.

Forma e Raphinës shpesh herë është diskutuar dhe konsideruar si e pa përshtatshme për vijimësinë në ekipin e Barcelonës, zvendësimi I tij me Williams ka qenë një mundësi, por tashmë vetë zvendës kapiteni I Barcelonës e ka parë të arsyeshme që të konfirmojë se ai do të vazhdojë të qëndrojë te katalanasit.

Flick mban më tej Raphinën në Barcelona
Flick mban më tej Raphinën në Barcelona

Një ndër faktorët e rëndësishëm që e bën Raphinan që të tërhiqet është telefonata që ka marrë ai nga trajneri I ekipit Hansi Flick ku e fton që të konsiderojë qëndrimin e tij në ekip dhe të besojë se do të ketë mjaftushëm minuta në të ardhmen për të shpalosur të gjithë formën e tij.

28 vjecari ka pasur një formë të mirë në Barca po ashtu tashmë ai është I angazhuar dhe në kombëtaren e Brazilit ku gjatë këtij sezoni në të dy ekipet ku bën pjesë ka mundur të realizojë plot 50 gola dhe këto në 47 ndeshjet në të cilat ka marrë pjesë. Brazili është duke u ndeshur në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 që do të zhvillohet në kontinentin Amerikan dhe pritet që Raphina si sulmues dhe titullar të ketë një ndikim në ekipin e tij kombëtar.