Florent Hadërgjonaj ka zgjedhur që të rinovojë kontratën e tij të qëndrimit me Alanyasporin. Kjo e vendos mesfushorin e Kombëtares së Kosovës në një tjetër periudhë dy vjecare qëndrimi në klubi turk. Marveshja që është lidhur me klubin e bën që qëndrimi I tij të jetë I vlefshëm deri në 2027.
Pjesë e Superligës Turke ai ka pasur një formë mjaft të mirë në këtë sezon, kjo ka ngjallur interesin e shumë klubeve të tjera brenda kampionatit. Në këtë sezon ai ka marrë pjesë në 33 ndeshje dhe ka mundur të jetë shënues I katër golave. Formë, që nuk kishte si të bënte të dyshonte klubin e tij për të rinovuar kontratën e tij të qëndrimit.

Gjatë qëndrimit të tij në Turqi ai ka shënuar 171 dalje ndër të cilat ka mundur të shënojë 13 gola në total. Hadërgjonaj është një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe shpesh ka qenë si titular në daljet e tij. Duket që qëndrimi I tij e bën pjesë të një projekti mjaft të rëndësishëm.
Rinovimin e kontratës e ka bërë të ditur klubi I tij me një poztim që ka ndarë në rrjetin social. Ku ka shprehur se mesfushori do të jetë pjesë e ekipit dhe për dy sezone të tjera. Ndër të tjera ai është përfaqësues dhe në Kombëtaren e Kosovës ku ka bërë 38 dalje me fanellën e saj. Angazhimi I tij në ekipin kombëtar e vendos me një gol të shënuar lojtarin. Fillimi I tij në Alanyaspor ka qenë prej sezonit të vitit 2023.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.