Foda I gatshëm për sfidat, përgatit listat

Foda I gatshëm për sfidat, përgatit listat

Kombëtarja e Kosovës është duke u përgatitur për sfidën e saj në play off-et e Ligës së Kombeve kundër Islandës të cilat do të zhvillohen në datën 23 Mars. Një kompeticion I rëndësishëm për Kosovën ku ka marrë një kohë të mirë impenjative për zgjedhjen e taleneteve që do të jenë pjesë e listës, Franco Foda ka përzgjedhur mes lojtarëve të cilët janë aktivizuar më herët dhe disa talente të reaj një mundësi prove kjo se cfarë do të ofrojnë për ekipin kombëtar.

Një prej ftesave ndaj të rrinjëve që do të afrohen në kombëtare ishte dhe ajo e Besfort Zeneli I cili zgjodhi të refuzojë atë duke përfaqësuar kështu kombëtaren e Suedisë, ndërsa vllai I tij Arbër Zeneli është ai që angazhohet me ekipin e Kombëtares së Kosovës. Në rrugëtimin e Fodës ai ka shpenzuar një kohë të mirë sa I përket përzgjedhjes duke krijuar kështu lista të cilat përfshijnë talentet më të mira në këtë përzgjedhje tepër të rëndësishme për përfaqësimin që do të bëjnë. Vesel Demaku, Dion Gallapeni dhe Lirjon Abdullahu janë treshja e të rrinjëve të cilët janë bashkuar gjatë stërvitjes për të qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtares.

Grumbillimi për ta nis të hënë në datën 17 dhe pritet të jetë një kohë intensive në këto dy ndeshje të cilat do të zhvillojë ekipi të vlefshme për Ligën e Kombeve. Kosova kërkon një përfaqësim sa më dinjitoz në këtë kompeticion me shpresën për të shkuar në eleminatoret e Kupës së Botës 2026, kujtojmë se ekipi I Kosovës ende nuk ka mundur të marrë pjesë në një kompeticion të madh duke krijuar kështu një precedent në këto sfida që merr pjesë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.