Foda nis kërkimin e talenteve shkon në Rumani

Foda nis kërkimin e talenteve shkon në Rumani

Franco Foda është duke bërë kërkimet e tij në grumbullimet që do të ketë ekipi. Forma e tyre në këtë sezon ka qenë fantastike. Ata arritën që të kalonin me sukses Konferencë Ligën ku renditja e tyre u përmirësua. Tashmë ata ndodhen në Ligën B, një ecuri e cila dëshmon se forma e tyre është e duhura në këtë sezon.

Tashmë puna ka nisur për grumbullimet dhe Foda është duke ndjekur nga afër disa prej lojtarëve që luajnë në kampionatin rumun. Sezon tepër i mirë për disa prej tyre atje duke shkëlqyer. Ai ka parë nga afër ndeshjen e cila është zhvilluar mes Dinamo Bukureshtit dhe CFR Cluj. Në këtë ndeshje ishin të prënishëm tre lojtarë kosovarë. Sfidë e cila u mbyll me rezultatin 1-1, ku shënues ishte një prej tyre.

Foda nis kërkimin e talenteve shkon në Rumani
Foda nis kërkimin e talenteve shkon në Rumani

Padiskutim forma e Mertiron Korenica në këtë sezon ka qenë mjaft e mire. Jo vetëm se arriti të shënojë në këtë ndeshje duke shkëlqyer. Por, ka mundur që të krijojë një qëndrim tepër të mirë në ekip, duke u shndëruar në një lojtar të rëndësishëm.

Mediat rumune e kanë bërë të ditur udhëtimin e tij drejt Rumanisë ku ka parë nga afër formën e lojtarëve të cilët synon. Lindon Emërllahu dhe Meriton Korica ishin pjesë që prej minutave të para të lojës. Duke qenë titullarë ata shihen si një pjesë kyce në ekip. Ndërsa për ekipin kundërshtar luante Astrit Selmani i cili është po ashtu një lojtar titullat. Përfaqësuesit e kosovës në këtë ndeshje padyshim që cilësohen si më të mirët në fushën e lojës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.