Foda, vlerëson ekipin dhe pse me mungesa në të

Foda, vlerëson ekipin dhe pse me mungesa në të

Franco Foda në deklaratën e dhënë për mediat ka folur më shumë në lidhje me forëm e skuadrës. Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme për kualfikueset e Kupës së Botës 2026. Si fillim në dhjetë tetor ata do të presin në shtëpi Slloveninë. Dhe më pas do të duhet të udhëtojnë drejt Suedisë për të vendosur më tej fatin e tyre.

Foda ka theksuar se janë dy ndeshje mjaft të rëndësishme. Dhe ka cilësuar se ekipi ka mundur të tregojë se janë të gatshëm të ndeshen dhe të fitojnë dhe me skuadra të mëdha. Ndeshja në shtëpi e cila është dhe e para në këtë grumbullim pritet të ketë dhe një mbështetje të madhe. Cka I jep më shumë shpresë gjermanit për një tjetër rezultat pozitiv në shtëpi.

Foda, vlerëson ekipin dhe pse me mungesa në të
Foda, vlerëson ekipin dhe pse me mungesa në të

Foda ka theksuar më tej dhe mungesat e rëndësishme që ka skuadra. Një ndër to është Amir Rrahmani I cili nuk do të jetë I pranishëm në këtë grumbullim. Dhe pse ende nuk është përcaktuar nëse gjendja e tij shëndetësore do të jetë e favorshme për të qenë pjesë e ekipit që në minutat e para.

Zhegrova I cili është transferuar së fundmi në Juventus ende nuk është përcaktuar si titular në këtë ndeshje. Foda ka cilësuar se do të jenë seancat stërvitore ato të cilat e bëjnë cilësimin e kësaj sfide. Besimi I tij është se ekipi vjen pas një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Suedisë në shtëpi ku ka mundësi dhe një herë të përsërisë rezultatin e kësaj sfide.