Abissnet Superiore solli dhe përballjet e kësaj jave. Ishte pikërisht java e cila vendosi ekipet përballë për vazhdimin e kampionatit. Pas përfundimit është bërë dhe vlerësimi më I mirë I formacionit të kësaj jave. Vlerësimet që kanë bërë trajnerët dhe zgjedhja e tyre për të pasur kështu në formacionin kryesor opsionet e ndryshme të tyre. Është bërë vlerësimi I 11-shes më të mirë ku është përcaktuar dhe formacioni I javës mes 3-4-3. Njëherësh është përzgjedhur dhe trajneri I javës.
Porta në këtë javë I takon gardianit të Elbasanit I cili solli në fokus një formë mjaft të mirë të tij. Martin Janacek ka mundur të qëndrojë me vlerësimin më I miri në radhën e gardianëve. Mbrojtja I përket një miksi mes lojtarëve të ndryshëm nga Egnatia Arben Xhemajli, Dajan Shehi I Vorës dhe Aurel Marku I Bylis. Mesfusha plotësohet më tej me serinë tjetër të emrave. Kristi Qose I Elbasanit, Mccarthy Ofori I Bylisit. Në këtë pozicion është vlerësuar dhe loja e Esat Mala I Vllaznisë dhe Igli Kasalla I Vorës.

Në sulm duket se formën më të mirë e dominon Egnatia. Ekipi kampion në këtë listë prezantohet me dy prej lojtarëve të saj Alessandro Albanese dhe Nikola Buric. Në këtë treshe sulmi është përfshirë dhe lojtari I Elbasanit Fatjon Bunjaku. Lojë e dëshmuar në rezultatin e tyre në dy ndeshjet e fundit. Është shpallur po ashtu dhe trajneri më I mirë I javës që është Ivan Gvozdenovic, trajneri I Elbasanit.



