Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë dhe përzgjedhjen e tyre sa I përket formacionit më të mirë të javës në kategorinë e parë. Java e pestë u zhvillua në këtë kampionat dhe janë shpallur se cilat janë skuadrat që kanë mundur të sigurojnë një formë mjaft të mirë. Ndër të tjera elementët që kanë spikatur më shumë me daljen e tyre.
Nën skemën 4-3-3 ata kanë bërë të mundur përzgjedhjen e lojtarëve më të mirë të javës. Portiere I cili ka mundur të cilësohet si më I mirë ka qenë ai I Apolonisë, Leonard Kacaj. Kacaj dëshmoi formën e tij mjaft të mirë dhe aftësinë për të mbrojtur portën. Mbrojtja përcaktoi kështu serinë e emrave: Vangjel Zguro (Pogradeci), Jurgen Goxha (Lushnja), Elion Stafa (Iliria), Fabjan Beqja (Besa).

Mesfusha u plotësua me tre emra si më të mirët në këtë javë. Ata që morrën vlerësimin më maksimal dhe janë përzgjedhur në formacion janë: Estrela (Skënderbeu), Moses (Kastrioti) dhe Arnold (Burreli).
Sulmi përbëhet nga një treshe mjaft e qëndrueshme ku ka pjesëmarrës në të: Santiago Selmani nga Iliria. I cili është mbështetur dhe nga dy lojtarë si: Hernan Reci nga Korabi dhe Imoh Ezekiel nga Pogradeci. Në këtë klasifikim është vendosur dhe trajneri më I mirë I kësaj jave I cili është Dritan Smajli. Smajli arriti të udhëheqë ekipin e tij Iliria drejt fitores së tyre me Luftëtarin. Kjo javë e Kategorisë së Parë dëshmoi dhe një herë epërsinë e Skënderbeut në këtë klasifikim I cili arriti të marrë kreun me një diferencë.



