Java e 16 e Superligës u mbyll, dhe bëri një rivendosje të skuadravë në renditje. Lojë e mirë dhe rezultate suprizuese sollën dhë formacionin më të mirë të javës. Mes tyre lojtarë të ndryshëm të cilët siguruan kështu një formë mjaft të mirë.
Kryesimin në këte javë Elbasani mundi sërisht ta siguronte përmes një fitoreje. Ecuria e tyre ka qenë mjaft e mirë duke dëshmuar se do të jenë nëtë sezon pretendentë të rëndësishëm.
Rezultat interesant gjatë kësaj jave ishte po ashtu dhe barazimi që Tirana mundi të sigurojë. Pikërisht një barazim pas serisë së humbjeve që sjell ende më tepër shpresë për ekipin e vendit të fundit. Lista tregon për lojtarët që janë vendosur në formën më të mirë në daljen e tyre.
Në portë është Mario Dajsinani i Egnatias

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Basilio Ndong (Tirana), Blerim Kotobelli (Teuta), Aurel Marku (Bylis) dhe Albion Marku (Partizani).
Në mesfushë janë Sherif Kallaku (Vllaznia), Ermal Meta (Tirana) dhe Isi Manellari (AF Elbasani).
Treshja e sulmit përbëhet nga Alessandro Albanese (Egnatia), Xhuliano Skuka (Partizani) dhe Zé Gomes (AF Elbasani).
Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Egnatias, Edlir Tetova.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.