UEFA Champions League mbylli këtë fundjavë një fazë tepër të rëndësishme. U luajtën gjysmëfinalet e para të cilat do të përcaktojnë se cila do të jetë dyshja finaliste. Sfida e parë u zhvillua mes Arsnalit dhe Paris Saint Germain. Ishin pikërisht francezët që arriten të fitonin me një rezuktat minimalist sfidën. 1-0 shënoi dhe triumfin e PSG ndaj anglezëve të Arsenal.
Barcelona në krahun tjetër dhuroi një spektakël golësh, së bashku me Inter. Ishin italianët ata që të parët kaluan në avantazh. Sfidë e cila u mbyll me një rezultat 3-3, duke mos përcaktuar një fitues në fund. Secila prej ndeshjeve solli një seri lojtarësh që arritën të shkëlqenin dhe të promovoheshin më së miri në fushën e lojës.
Në formacionet shihet se PSG është pjesëmarrëse me katër prej lojtarëve të saj, Inter dhe Barcelona secila me tre lojtarë. Ndërsa topcinjtë e londres vetem me një përfaqesues në këtë grupim të formacionit më të mirë.

Portieri Gianluigi Donnarumma, mbrojtësi Marquinho, mesfushori Vitihna dhe sulmuesi Ousmane Dembele janë lojtarët e PSG që ndodhen në radhët e lojtarëve të formacionit. Pedri, Raphinha dhe Lamine Yamal janë dy përfaqësimet e Barcelonës. Interi përfaqësohet nga Dunzel Dumfries, Frencesco Acerbi dhe Nicolo Barella. Myles Leëis-Skelly është i vetëmi përfaqësim i cili vjen prej Arsenalit.
Ndeshjet e kthimit të UEFA Champions League pritet të zhvillohen në datat 6 dhe 7 maj.