Franca arrin fitore, Norvegjia rekord prej 11 golash

Franca arrin fitore, Norvegjia rekord prej 11 golash

Kualifikueset e Botërorit zhvilluan ndeshjet e radhës mbrëmjen e djeshme. Seri ndeshjesh që sollën një seri emocionesh dhe një lojë vërtet interesante. Franca e cila e vendosur përballë islandës arriti të sigurojë një tre pikësh të rëndësishëm. Por, fitorja e tyre nuk ishte aq e thjeshtë duke qenë se ekipi kaloi përmes një ser vuajtjesh për të shkuar në këtë fitore.

Fillimisht ishte Mbappe I cili prej pikës së 11 metërisht arriti të kalojë ekipin në epërsi. Më pas dhe Barcola ku arriti të realizojë dhe shënimin e golit të dytë në këtë sfidë. Por, në minutën e 67 ata u ndëshkuan me një karton të ku qe e bëri më të vështirë përballjen e tyre me Islandën.

Franca arrin fitore, Norvegjia rekord prej 11 golash
Franca arrin fitore, Norvegjia rekord prej 11 golash

Portugalia siguroi fitoren e saj 3-2 në udhëtimin e saj drejt Hungarisë. Ronaldo ishte përsëri protagonist në këtë ndeshje ku arriti të shënojë. Po ashtu,  João Cancelos dhe Bernardo Silvas arritën të shënonin në këtë ndeshje. Ekipi I portugalisë arrin të vendosë një tjetër hap në kualifikimin e tyre në Botërorin 2026.

Një ndër sfidat më spektakolare në mbrëmjen e djeshme por jo vetëm, ishte ajo mes Norvegjisë dhe Moldavisë. Erling Haaland ishte padyshim një prej protagonistëve më të rëndësishëm në këtë sfidë. Ku arriti të shënojë serinë prej pesë golash. 11 me 1 ishte rezultati total I kësaj sfide që e vendosi ekipin shumë më të paprekshëm në përfundim të saj. Moldavia në minutat e fundit të saj I dha mundësinë dhe një lojtari që aktivizohet me Vllazninë në Superiore, Kristian Dros.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.