Liverpool garën e tij në sezonin e ardhshëm nuk e ka vetëm në Premier Ligë. Tashmë, ata do të kenë mundësi që të ndeshen në Champions League. Kështu që synimi i tyre është përmirësim i vazhdueshëm për të sjellë një ekip më të fortë. Largimi Trent Alexander Arnold drejt Real Madrid e theu paksa ekipin.
Forma e tij në këtë sezon dukshëm ishte ndikuese në rezultatet e arritura nga të kuqtë. Por tashmë ata e kanë një zvendësues të denjë të mbrojtësit. Nënshkrimi me Jeremie Frimpong e bën ekipin që të jetë i përqëndruar më tej në përmirësimin e ekipit. Ata synojnë një fortesë në të gjitha repartet duke synuar që të ofrojnë ndryshim.

Janë pikërisht media të ndryshme sportive që sjellin në fokus afrimin e shumë prej yjeve të futbollit. Në qendër të vëmëndjes për transferime qëndron Florian Wirtz. Qëndërsulmuesi i Bayer Leverkusen shihet si opsioni i duhur për të qenë në ekipin e kuq. Ata do të jenë ndër pretendentët që synojnë afrimin e tij. Nuk është i vetëmi që ata synojnë të afrojnë në ekipin e tyre, Piero Hincapie është një emër tjetër.
Mbrojta shihet të përmirësohet më tej përmes Milos Kerkez, lojtari i Bournemouth. I cili cilësohet lehtësisht si një nder emërat që mund të jetë pjesë e gjigandëve të Premier Ligë. Me një klauzolë lirimi prej 45 milion euro, ai mendohet se sezonin e ardhshëm do të shërbejë për Liverpool.