FSHF, lajmëron për ndryshime të rëndësishme në këtë sezon

FSHF, lajmëron për ndryshime të rëndësishme në këtë sezon

FSHF, në takimin e funit të Komitetit Ekzekutiv ka njoftuar se ky sezon do të ketë disa ndryshime në rregullat e kampionatit Superior. Ndryshimet në këtë kampionat pritet të prekin kështu fazën finale. Kampionati superior zhvillohet me një finalfour dhe ndryshimi pritet të prekë këtë fazë të kampionatit. Vendimi I cili është marrë nga shumica drejtuese, me një dakortësim dhe të klubeve që janë pjesëmarrëse në këtë ligë është vendosur që ndryshimi të hyjë në fuqi.

Komiteti Ekzekutiv ka sjellë një formë ndryshe të finales ku përcaktimi I ‘’ final four’’do të bëhët në disa pika. Fillimisht ata kanë përcaktuar se si do të jetë renditja për t’u përcaktuar në katër të parët. 36 javët e kampionatit do të jenë përcaktuese për vendosjen e finalistëve. Janë pikërisht katër ekipet që janë vendosur të parët që do të zgjidhen si finalistë të edicionit. Pikët që kanë mundur të sigurojnë ekipet në final four do të përgjysmohen duke marrë bazën e vlerës më të ulët.

FSHF, lajmëron për ndryshime të rëndësishme në këtë sezon
FSHF, lajmëron për ndryshime të rëndësishme në këtë sezon

Fillimisht është përcaktuar se do të luhen gjashtë ndeshje në këtë grup finalistësh. Ndeshje të cilat do të jenë të ndara në tre javë dhe do të vendosin fillimisht përballë vendin e parë me vendin e katërt. Më pas në sfidë do të jetë vendi I dytë me të tretin. Java e dytë do të sjellë një anasjellje të këtyre ndeshjeve për të shkuar në javën e tretë që do të vendosë përballë ekipet që sjanë ndeshur me njëri tjetërin.

Fituesi I këtij sezoni do të zgjidhet duke pasur parasysh, ekipet që kanë mundur të grumbullojnë pikë nga këto ndeshje. Diferenca e golave që kanë shënuar do të jetë një ndikues dhe diferenca në të gjithë kampionatin. Pikërisht këto janë ndryshimet që ka lajmëruar FSHF.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.