Chelsa ishte triumfuese në këtë Kupë Bote për Klube, ekipi arriti që në një formë të shkëlqyer të përballej me PSG. Një fitore e pastër 3-0 e vendos ekipin shumë më të sigurt në këtë titull që ajo fitoi. Ekipi anglez gjatë gjithë sezonit tregoi një formë mjaft të mirë dhe ishte dominues në daljet e saj.
Përfundimi I sfidës nxori kështu dhe ekipin I cili ka mundur të sigurojë formën më të mirë. Lojtarët që spikatën në këtë kupë dhe cila mund të konsiderohet skuadra me pjesëmarrësit më të mirë. Prej portës është cilësuar se në formën më të mirë ka qenë Yassine Bounou, lojtar I Al Hilal. Portier I cili u vendos shpesh në përballje gjatë këtij kompeticioni dhe tregoi formën e tij mbrojtëse më të mirë.

Mbrojtja është në përbërjen e saj prej disa yjeve si: Achraf Hakim dhe Marquinhos të cilët luajnë për PSG. Thiago Silva I Fluminense dhe Cucurella I chelseas, kanë qenë pikërisht këta lojtarë që kanë shërbyer më së miri në prapavijë. Mesfusha ka po ashtu dy emra prej finalsitëve, Vitinha dhe Fernandez janë vendosur si më të mirët në këtë pozitë.
Në sulm ka emëra si Pedro Neto dhe Cole Palmer të cilët ishin ndikues në fitoren e Chelsea. Jhon Arias nga Fluminese dhe Garcia I Real Madrid të cilët ishin tepër striktë në fushën e lojës dhe kontribuan në gola. Është pikërisht ky formacioni I cili është cilësuar si më I miri në këtë kompeticion të Kupës së Botës që sapo ka përfunduar.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.