Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1, si pesë ligat më të rëndësishme të Europës. Kanë dhe numërin e ndjekësve dhe adhuruesve më të madh. Ndaj dhe interesi I tyre është për të njohur më shumë dhe në detaje se si do të jetë rrugëtimi I ekipeve në këto liga. Për këtë është vendosur në ndihmë superkompjuteri I cili arin të bëjë një kalkulim mjaft të saktë dhe të sjellë kështu një pasqyrë se cili prej ekipeve shihet si pretendent në fitore.
Premier Liga, ka si më të predispozuar për fitore në këtë sezon Arsenalin. Topcinjtë e londrës shihen si më të favorizuar për t’u vendosur kështu në krye të këtij edicioni. La Liga, sipas parashikimit të bërë nga Superkompjuteri ka si më të favorizuar për fitore Real Madrid. Ekipi I bardhë shihet si më pretendent në këtë fitore me 54% të shanseve.

Bundesliga në krye të saj këtë sezon pritet të ketë Bayern Munich sipas parashikimeve. Klubi I Kompaby shihet si pretendent për fitore me 85% të shanseve. Liga e parë në këtë parashikim vendos në krye të sezonit PSG. Ekipi I cili mban dhe titullin kampion të Champions shihet pretendent me 86% shanse për të mbajtur kryesinë.
Seria A në këtë sezon sheh si pretendent Inter me 28% shanse për triumf. Ekipi I cili në sezonin e shkuar arriti të luftojë dhe pse pa siguruar një titull. Tashmë do të jetë I gatshëm që të ketë shanset e favorshme për t’u vendosur në krye të klasifikimit. Superkompjuteri ka mundur të bëjë këtë parashikim për të qartësuar më tej mbështetësit e skuadrave.



