Futbolli italian, pëson një humbje të madhe

Futbolli italian, pëson një humbje të madhe

Futbolli Italian është duke pësuar një humbje të madhe. Berscia Calcio është përfundimisht larg futbollit italian. Federata Italiane e Futbollit ka lajmeruar se ekipi do të jetë jashtë garave zyrtare. Ka qenë pikërisht një njoftim i tyre në ditët e fundit që është bërë ky lajmërim. Më shumë se 114 vite histori në futbollin profesionist ekipi do të qëndrojë jashtë saj.

Federata ka lajmëruar së ekipi nuk ka mundur të sigurojë licensën ndërkombëtare për këtë sezon. Kjo ka qenë dhe një arsye se pse ata nuk do të jenë më pjesë e kampionatit ku aktivizohet. Seria C ishte kampionati ku ata aktivizoheshin.

Mesa duket pengesat financiare nuk kanë qenë një mundësi për ta. Pasi me ta lidhet një detyrim financiar i cili është i pashlyer dhe kështu nuk kanë mundur të sigurojnë kritetret që kërkohen. Cellino i cili është dhe drejtues i skuadrës e ka cilësuar si një përgjegjësi të tij këtë vendimarje.

Futbolli italian, pëson një humbje të madhe
Futbolli italian, pëson një humbje të madhe

350 mijë euro ka qenë shuma që nuk është siguruar për ta. Klubi nuk ka mundur të paguajë shumën e regjistrimit. Kjo është një garanci fillestare e cila e pajis më tej ekipin me licensën për të vazhduar pjesëmarrjen. Ka qenë pikërisht një lajm i cili nuk është pritur aspak mirë nga mbështetësit e skuadrës dhe jo vetëm. Një histori ekipi është shuar dhe përgjegjësia është vetëm financiare. Kjo shënon një humbje të madhe në futbollin financiar.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.