Gonzalo Garcia ishte një prej futbollistëve të cilët në Kupën e Botës për Klube, krijuan një identifikim. I vendosur në Real ai u konsiderua si një ospion mjaft I mirë për qëndrimin e tij të mëtejshëm në ekip. Por, roli I tij në klubin madrilen duket se është shumë më I kufizuar që prej nisjes së tij sezoni. Kjo ka bërë që klubet italiane të cilat përfshijnë Juventus dhe Romën të interesohen më tej për shërbimin e lojtarit të rri.

21 vjecari ka ngjallur më shumë interes për klubet italiane, cka synojnë sigurimin e shërbimit të tij. Garcia është një prej emrave më premtues të brezit të rri që academia e Real Madrid ka nxjerë. Kështu në turneun që u zhvillua në SHBA ai e tregoi më së miri formën e tij. I cilësuar si një vrasës brenda zonës ai morri vlerësime të ndryshme sa I përket formës së tij mjaft të mirë.
Sulmuesi dhe pse me një formë mjaft të mirë nuk ka pasur rëndësinë e duhur nga Alonso I cili e ka lënë atë në vend të dytë. Në këtë mënyrë është hapur mundësia e tij për një transferim të mundshëm drejt kampionatit Italian. Roma dhe Juventusin e Torinos e kanë monitoruar nga afër afrimin e tij dhe shihet pikërisht si një opsion shumë I mundur transferimi I tij. Drejtuesit e klubeve italiane e kanë vlerësuar formën e treguar të Gonzales dhe kanë kërkuar afrimin e tij në ekip.



