Manchester United ka zgjedhur që të ketë një rrugë ndryshe në transferimin e synuar të Alejandro Garnachos. Pasi është njohur me interesimin e klubeve që janë të gatshëm të synojnë afrimin e tij, ata kanë vendosur një cmim prej 50 milion euro. Lëvizja e tyre ka ndodhur pikërisht tashmë pasi ata kanë mundur të sigurojnë shërbimin e Benjamin Sesko. Ka qenë po ashtu dhe drejtuesi I ekipit I cili ka udhëzuar më tej Garanchon për gjetjen e një klubi të rri.
21 vjecari I cili nuk ka pasur formën e kërkuar duket se nuk është përfshirë në planin e trajnerit për sezonin e ardhshëm. Por, gjithashtu lojtari ka shprehur dhe dëshirën e tij në një largim të mundshëm. Kërkesa e vetme sipas tij mbetet të jetë Chelsea nëse do të ketë një zvendësim të tij në ekip.

Chelsea në krahun tjetër ka qenë dhe ajo që ka ndërmarrë një hap për afrimin e lojtarit. Bisedimet me klubin duket se kanë marrë një dritë jeshile nga argjentinasi. Me një konkurencë shumë herë më të madhe pas afrimeve në klub lëvizja e tij drejt Chelsea duket se është zgjedhja më e mirë për të.
Deri më tani nuk ka një ofertë të dorzuar por duket se do të jetë e favorshme më vonë një kalim. Chelsea pritet të sjellë një project më serioz për të dhe në kuadër të përmirësimit do të ketë një rol mjaft të rëndësishëm në agazhimin e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.