Alejandro Garnacho, pritet që në këtë verë të mos jetë më pjesë e Manchester United. Por, kjo nuk do e zhvendosë atë jashtë Premier Ligës, pasi në ndjekje të tj janë tre klube angleze. Sulmuesi anësor është cilësuar më herët se mund të ketë një largim nga United. Dëshira e tij vazhdon të jetë që qëndrimi të jetë në Premier Ligë. Kjo, duket se do të mundësohet për 20 vjecarin I cili është shndëruar në lojtar të kërkuar prej tre klubeve.
Chelsea dhe Aston Villas, edhe Tottenham Hotspur kanë shprehur interes hapur ër shërbimin e lojtarit të rri. Ai në të tre ekipet shihet si një përforcim I nevojshëm dhe do të shndërojë më tej ekipin. Granachos, në sezonin që sapo lamë pas pati mundësi që të ishte pjesë e 58 ndeshjeve me United. Ndër të cilat ishte pjesëmarrës në shënimin e 11 golave dhe të asistonte në 10 të tillë.

United tashmë e ka vlerësuar me 70 milion kartonin e tij, me një kontratë e cila është e vlefshme deri në 30 qershor 2028. Por, kjo nuk pritet të sjellë ndryshime, pasi United është vetë I interesuar për largimin e tij. Pas dështimit në këtë sezon në ekip ka nisur një spastrim dhe një vendosje më e sigurt e lojtarve. Objektivi I tyre është të kenë një kthim sezonin e ardhshëm, ndërsa Granacho do të shndërohet në një kundërshtar për ta. Argjentinasi ende nuk ka një zgjedhje të tij, ku mungon zyrtarisht një njoftim për kalimin e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.