Gennaro Gattuso merr drejtimin e Kombëtares Italiane

Gennaro Gattuso merr drejtimin e Kombëtares Italiane

“Fanella e Azzurrëve është si një lëkurë e dytë për mua”, ndoshta ka qenë pikërisht kjo që e ka nxitur më shumë Federatën Italiane për këtë vendimarrje. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina ka përzgjedhur se drejtuesi i ardhshëm i italisë do të jetë Gennaro Gattuso. Ai është cilësuar si një simbol i futbollit italian, ndaj dhe përzgjedhja ka qenë në këtë emër. Vendosja e tij përballë emrave të ndryshëm ka dalë si përzgjedhja kryesore në këtë kalim. Prezantim i cili do të jetë në 19 qershor, ku ai do të marrë zyrtarisht drejtimin e klubit.

Italia nuk është duke kaluar momentet e saj më të mira në fushën e blertë. Kanë qenë pikërisht disa ulje që e kanë nxitur drejtuesit e federatës për një ringjallje të ekipit. Duke qenë se eleminatoret e Kupës së Botës 2026, janë në zhvillim ata kërkojnë një përfaqësim. Detyrë e cila pritet të realizohet me Gattuso.

Gennaro Gattuso merr drejtimin e Kombëtares Italiane
Gennaro Gattuso merr drejtimin e Kombëtares Italiane

Në zgjedhjen e tij ka ndikuar profesionalizimi i treguar njëherësh përvoja e tij në fushën e lojës. Janë pikërisht këto të cilat konsiderohen si hapa kycë dhe tepër të rëndësishëm për vendosjen në krye të kombëtares.

Gattuso ka qenë një nga figurat më të rëndësishme në futbollin italian. Ai ka qenë pjesë e ekipit ku fituan Kupën e Botës 2006. Nga ku ka një total lrej 73 paraqitjesh në fushën e blertë me fanellë kombëtare. Në drejtimin e U21 ai ka mundjr të fitojë Kampionatin Europian. Tashmë do të jetë e rëndësishme që të realizojë një përfaqësim dinjitoz.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.