Rangers ekipi skocez është vendosur në një situatë mjaft të vështirë ku përballë tyre ende nuk ka një drejtues teknik. Mediat britanike janë ato të cilat e kanë bërë me dije një lëvizje të tillë ku kanë theksuar se ekipi ende nuk ka mundur të bëjë një zgjedhje sa I përket drejtimit teknik. Edhe pse në radarin e tyre ishte vendosur ish ylli I Liverpool. Nuk mund të ishin mjaftueshëm bindës për të sjellë në ekip Steven Gerrard.
Kërkesa për afrimin e Gerrard është bërë fill pas ecurisë së tij mjaft të mirë në Bahrein. Ku është konsideruar si opsioni I duhur për të qenë në krye të këtij kalimi. Por, tashmë ende nuk është vendosur se cili do të jetë drejtuesi I tyre në vazhdim. Situatë që e ka bërë shumë më të vështirë dhe pozicionimin e Rangers në këtë kampionat.

Ekipi skocez I cili është dhe një prej ekipeve më të mëdha europiane është në një situatë aspak të lehtë. Në mesin e sezonit dhe në pritje të garave të rëndësishme europiane ata do të duhet të jenë në kërkim për një drejtues të rri teknik. Është pikërisht situatë aspak e favorshme për ekipin I cili është në kërkim të një tjetër ndryshimi të rëndësishëm.
Pjesë e ekipit I cili është duke përjetuar dhe një periudhë mjaft të vështirë është dhe Nedim Bajrami. Lojtari I kombëtares shqiptare angazhohet me Rangers, ai ishte dhe pjesë e grumbullimeve të Sylvinhos në këto ndeshje eleminatore. Në këtë pozitë dhe e ardhmja e tij në klubin skocez nuk është mjaft e qartë.



