Real Madrid shkoi në një humbje tjrtër të rëmdësishme. Përballë Barcelonës në Kupën e ambretit ata e humbën mundësinë e tyre për kupë. Titull i munguar në ekipin spanjoll i cili në këtë periudhë të sezonit nuk është duke bërë më të mirën. Por, është pikërisht kjo humbje e cila nxit edhe më shumë fjalët për një largim të mundshëm të drejtuesit teknik. Carlo Ancelotti i shtoi më tej këto dyshime në lidhje me fjalimin që ai mbajti pas ndeshjes. Deklaratat e tij u përcollën si një formë falenderimi dhe lamtumire.
Deri më tani, asgjë nuk është e konfirmuar por shumë prej mediave e shohin trajnerin italian larg klubit. Drejtimi i tij ka qenë në dy periudha të ndryshme. Fillimisht bashkëpunimi i tij më ekipin e Los Blancos ka qenë 2013-2015. Periudhë e cila u ripërsërit me rikthimin e tij në 2021 deri më sot. Kjo ka qenë një periudhë tepër e mirë duke qenë se ai ka fituar në total 15 kupa. Dy prej tyre janë dy Champions League vit pas viti të dominuara prej Real Madrid.

Largim i cili mund të prishë ekulibrat e lojës dhe mund të hidhërojë shumë prej futbollistëve. Por, mes tyre janë përmenduar gjithashtu tre prej tyre të cilët nuk mund të kenë një ndikim të kundërt. Bëhët fjalë për Endrick (18 vjeç), Arda Güler (20 vjeç) dhe Brahim Díaz (25 vjeç). Të tre të rrinjtë nën drejtimin e italianit kanë pasur shumë pak minuta në dispozicion. Fakt negativ që nuk i ka lënë që të shprehin pjesën e tyre më të mirë. Një drejtim i rri mund të sjellë dritë jeshile për ta duke besuar se mund të kenë më shumë kohë në dispozicion.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.