Gjermania e pëson me një humbje në Sllovaki

Gjermania e pëson me një humbje në Sllovaki

Gjermania e cila nisi dje ndeshjet e saj kualifikuese për në Botërorin 2026, nuk pati një dalje të mirë. Skuadra gjermane e cila udhëtoi drejt Sllovakisë hasi dhe humbjen e parë. Ndalesa prej dy golash nga vendasit nuk I e lejoi që të ringrihej dhe një herë për të dëshmuar potencialin e saj.

Vendasit arritën të kalonin në avantazh që prej minutës së 42. David Hancoks arriti të shënojë duke sjellë kështu epërsinë për ekipin e tij. Gol I cili erdhi pikërisht pas një asistimi mjaft të mirë nga David Strelec. Më pas ishte Sterlec I cili u bë dhe protagonist në miutën e 55 me golin e shënuar. Gol që e coi ekipin në kuotën e dy të tillëve për të qenë dhe të vendosur në këtë sfidë.

Gjermania e pëson me një humbje në Sllovaki
Gjermania e pëson me një humbje në Sllovaki

Dy gola të shënuar shërbyen si një presion për ekipin gjerman. Edhe pse ata u përpoqën që të reagonin duke sjellë mundësinë e ndryshimit të rezultatit të tyre ishte e pamundur. Një lojë e cila ishte e ngurtë me mungesë në krijim dhe më pas në ekzekutim. Kjo e bëri që ekipi të gjunjëzohej më tej dhe të shënonte kështu një mungesë të theksuar të vazhdimit të lojës.

Gjermanët dhe pse të vendosur në një grup I cili është cilësuar relativisht si I lehtë mes Sllovakisë, Irlandë dhe Luksenburg, e nisin këtë kompeticion jo në formën e duhur. Katër herë kampionët e Botës do të duhet të kenë një reformin në qoftë se do të kërkojnë të jenë përsëri dominues në këtë kompeticion që pritet të zhvillohet.