Gjermiania, arrin të mposhtë mes vështirësive Turqinë

Gjermiania, arrin të mposhtë mes vështirësive Turqinë

EuroBasket 2025 në finale e saj ka sjellë një lojë mjaft emocionuese dhe me një përballje interesante. Gjermania arriti të triumfojë në këtë kompeticion përmes një loje mjaft të vështirë përballë Turqëve. Mes një përmbysje ata kanë mundur të shënojnë kështu një fitore shumë të rëndësishme për të marrë dhe titullin. Lojë e cila tregoi për temperamentin e Gjermanëve të cilët dhe pse në humbje gjatë pjesës së parë nuk u dorëzuan.

Fundi solli dhe rezultatin 83 me 88 duke shënuar fitoren mjaft të rëndësishme për ta. Në një finale ku të dy kombëtaret dhanë gjithcka për të arritur kështu një rezultat mjaft të mirë. Gjatë secilës prej cereklojrave ata arritën të sillën një sfidë e cila ishte tërësisht në baraspeshë. Gjermanët ishin ata të cilët cerek lojën e parë arritën ta nisnin më së miri, ku e mbyllën në epërsi.

Gjermiania, arrin të mposhtë mes vështirësive Turqinë
Gjermiania, arrin të mposhtë mes vështirësive Turqinë

Por, rikthimi I Turqisë pas asaj pjese ishte shumë më I fuqishëm. Rikthimi I tyre ishte me një epërsi prej tetë pikësh. Do të duhej pushimi mes pjesësve për Gjermaninë që të bënte të mundur përmbysjen e madhe në këtë ndeshje. Turqia dhe pse me një performancë mjaft të mirë nuk mundi të sillte një ndryshim në rezultat.

Bonga ishte një prej protagonistëve në këtë ndeshje, me 20 pikë të shënuara ai u shndërua një hallkë kyce në ekip. Sengun në Turqia arriti të bëjë më të mirën me 28 pikë të shënuar por që nuk e ndihmuan më tej ekipin e tij të ndryshojë rezultatin. Në këtë ndeshje ishin prezentë dhe dy lojtarët me origjinë shqiptare, Erxhan Osmani dhe Kenan Spahiu.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.