Gjilan arrin të mposhtë Suharekën, ngjitet në tabelë

Gjilan arrin të mposhtë Suharekën

Në një përballje jashtë ku kundërshtar I tyre ishte Suhareka, gjilani ka mundur që të fitojë në një ndeshje me rezultat 2-1, kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 22 të Superligës së Kosovës. Një fitore e Gjilan e rendit atë në një pozitë shumë më të favorshme në tabelë duke pasur mundësinë tashmë për të vazhduar rrugëtimin gjatë sezonit. Kjo ishte fitorja e tyre e tretë nga aktër ndeshjet e tyre ku një prej tyre ishte barazim.

Që në pjesën e parë të dy ekipet guxuan dhe kërkuan më shumë për të mundur të krijojnë një mundësi për të shënuar. Ishte minuta e 42 që ata mundën të shënonin me Karovic I cili e realizoi golin nga penalltia, por shumë shpejt ishte një aksion I ekipit kundërshtar që e coi ndeshjen në barazim 1-1, kjo ndodhi brenda pjesës së parë.

Nga loja e prodhuar në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë pritej të ishte një lojë e cila ishte aktive dhe tepër kërkuese prej të dy ekipeve, por kjo pjesë u mbyll vetëm me një gol I cili erdhi në minutën e 54, ku ishte Basa ai që mundi të cojë topin në rrjetë. Ky gol I jep mundësi që të ngjitet në tabelë në një pozitë më të favorshme në vendin e katërt Gjilanit ndërsa Suhareka do të dojë ene punë në këtë rrugëtim pasi që ndodhet në vendin e gjashtë. Ende ka mundësi për të gjitha ekipet që të jenë në lojë duke qenë se hendeku nuk është shumë I madh dhe kjo lojë tregon dhe një herë se ka ende supriza në Superligë.