Gjimshiti, i preferuar nga klubi arab për kalimin e ti

Gjimshiti, i preferuar nga klubi arab për kalimin e ti

Berat Gjimshiti është vendosur në një pikë që mund të largohet nga Atalanta. Ka qenë pikërisht një aludim i cili është duke u përfolur për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare. 32 vjecari i cili ka pasur sezon mjaft të mirë në klubin italian është duke u diskutuar për një mundësi në kalimin e tij. Fitimi i tij prej 800 mijë euro në Atalanta duket se nuk është mjaftueshëm për Gjimshitin. Ai ka shërbyer atje për vite me radhë duke qenë hallkë e rëndësishmë në repartin e mbrojtjes.

Por, kjo qëndrueshmëri e tij në klubin italian mund të shuhet. Është bërë i ditur një lajm se një ofertë prej arabisë saudite mund të trazojë pikërisht këtë qëndrim të tij. Mbrojtësi është vendosur në plan në ekipin e Al Rayyan nga Katari. Pikërisht shërbimi i tij është konsideruar mjaft i favorshëm dhe i domosdoshëm për ekipin i cili luan në kampionatin arab.

Gjimshiti, i preferuar nga klubi arab për kalimin e ti
Gjimshiti, i preferuar nga klubi arab për kalimin e ti

Gjimshiti duket se shtyhet në këtë vendimarje dhe për shkak të moshës. Lojtari është në një moshë madhore dhe është drejt fundit të një mundësie për të pasur një kontratë të madhe në karrierën e tij. Qëllimi i klubit italian është që të sigurojë një shumë prej 11 milion euro nga ky transferim. Shumë kjo e cila nga klubi arab duket se nuk do të jetë aspak problem dhe mund të ofrohet lehtësisht. Edhe pse nuk ka pasur bisedime të avancuara ai është i gatshëm që të ketë një kalim në këtë sezon. Pavarësisht se ende një ofertë nuk ka mbritur kjo nuk e sheh si të pamundur këtë transferim.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.