Gjimshiti optimist në rrugëtim, Asllani kryen detyrën

Gjimshiti optimist në rrugëtim, Asllani thjeshtë kryen detyrën

Berat Gjimshiti ishte I pari nga lojtarët e kombëtares që dha deklaratën e tij për media pas fitores së ndeshjes së djeshme, një ndeshje nga e cila Shqipëria arriti të merrte tre pikë në shtëpi të nevojshme për të hyrë në lojë dhe për të qenë në renditje të favorshme në këto kualifkuese. Deklarata e kapitenit të kombëtares nisi me një falenderim ndaj të gjithë djemëve të ekipit të cilët treguan një klas loje në përballjen e djeshme ku patën mundësi që të mposhtin Andorën 3-0.

Vlerësimi I tij ishte I për lojën e mirë që bëri ekipi duke qenë se vinin pas një ndeshje tepër të vështirë për ta si ajo me Anglinë, një sfidë ku nuk mund të triumfonin por morrën një humbje. Fitorja për kapitenin e kombëtares është e rëndësishme dhe ofron një shpresë jo vetëm për tifozët por për vetë ekipin të cilët e kanë të nevojshëm një rikthim të tillë në fushën e lojës. Premitmi I Gjimshitit është për një kombëtre shumë më të mirë dhe e cila do të dhurojë momente më të bukura për secilin tifoz, qëllimi I tyre sipas kapitenit është fitorja e sfidave dhe të kenë jnë dritë jeshile në këtë kualifikuese.

Gjimshiti optimist në rrugëtim, Asllani thjeshtë kryen detyrën
Gjimshiti optimist në rrugëtim, Asllani thjeshtë kryen detyrën

Asllani, I cilësuar dhe si truri I lojës dha asisin e parë për Manaj I cili bëri të mundur zhbllokimin e shifrave me golin e tij. Ai vlerësoj lojën në tërësi dhe tregoi se rituali I vetëm I tij para ndeshjes është përgatitja që bën për të qenë në formën më të mirë në secilin grumbullim të ekipit kombëtar. Tashmë, ata do të duhet të ndeshen me Serbinë në shtqpi, një ndeshje që mbart jo vetëm rëndësi sportive por dhe emocionale për shkak të rëndësisë që paraqet ekipi kombëtar.