Gjyqëtari, shkak I humbjes së Napolit përballë Cityt

Gjyqëtari shihet si shkak I humbjes së Napolit përballë Cityt

Mediat italiane tashmë e kanë gjetur fajtorin e tyre për humbjen e Napolit përballë Manchester City. Ndeshja e cila është e vlefshme për fazën e grupeve shkaktoi kështu dhe humbjen e skuadrës italiane. Felix Zwayer duket se është shkaktari I kësaj humbje sipas tyre. Gjyqëtari I ndeshjes nuk ka bërë një gjykim të drejtë në lidhje me rastin e kartonit të kuq. Mbrojtësi I ekipit Giovanni Di Lorenzo u ndëshkua me kartonin e kuq, edhe pse VAR nuk I dha të drejtë.

Ekipi anglez arriti të fitojë me rezultatin 2-0 në këtë sfidë, dhe tashmë mediat italiane e kanë pikasur arsyen e humbjes së tyre.  Kanë qenë pikërisht disa media që e kanë cilësuar këtë si një pengesë për dhe një ndërhyrje aspak e drejtë prej gjyqëtarit. Ishte minuta e 21 kur mbrojtësi, Di Lorenzo morri një karton të kuq për shkak të ndërhyrjes së padrejtë ndaj Erling Haaland. Ndërhyrje e cila erdhi pikërisht në hyrje të zonës, e cila mund të kishte shkaktuar gol.

Gjyqëtari shihet si shkak I humbjes së Napolit përballë Cityt
Gjyqëtari shihet si shkak I humbjes së Napolit përballë Cityt

Fillimisht gjyqëtari, mendoi se ishte Lorenzo ai që e kishte prekur topin dhe ndryshoi mendimin e tij vetëm pasi arriti të konsultohej me VAR. ishte ky konsultim I cili solli më tej dhe dhënien e kartonit të kuq për të. Edhe media të ndryshme e kanë cilësuar këtë pikërisht si një ndër rastet e cila do të duhej të rishqyrtohej me më shumë rigorozitet. Duke qenë se nuk ishte tërësisht një ndërhyrje e padrejtë ajo e cila solli më pas dhe kartonin e kuq për ekipin e napolit.