Golashënuesi më I mirë në Superiore, Këpuca e Artë

Golashënuesi më I mirë në Superiore

Abisnet Superiore është drejt fundit duke u përcaktuar ciftet qe do të kenë mundësi për tu përballur. Sistemi Final Four përcakton katër të parat e renditjes për të qenë përballë njëra tjetëres. Titulli në këtë sezon deri më tani ka mundësi që të ndahet me Egantias, Vllaznisë dhe Dinamo City. Ku, ende nuk është përcaktuar skuadra e katërt e cila do të bashkëngjitet me ta. Loja bëhet dhe më interesante duke qenë se ekilet do të jenë në liftën e tyre dhe për golashënuesin më të mirë.

Këpuca e Artë e këtij sezoni pritet të jetë në mesin e lojtarëve qe janë pikërisht dhe në top katërshe. Vllaznia e cila dujet deri tani me potencialin më të madh me anë të Bekim Balaj për të qenë fituesja e këtij kompeticioni. Balaj ka shënuar me fanellën e shkodranëve në këtë sezon 15 gola, duke qëndruar i pari në listë. 14 është numëri i golave në vendin e dytë për Regi Lushkja. Futbollisti i Egnatias në këtë sezon duket se ka pasur një formë të mirë për të arritur në këtë rezultat.

Golashënuesi më I mirë në Superiore
Golashënuesi më I mirë në Superiore

Tirana edhe pse në vëndet e fundit e ka përfaqësuesin e saj në këtë listë i cili ka shënuar plot 12 gola. Ëalid Jarmouni i Tiranës e ndan vendin e tretë me numër të barabartë golash me Peter Itodo i Dinamo City. Duket se dyshja e parë nuk është fort e shkëputur për ta ndarë cmimin mes tyre. Gara është ende e hapur duke qenë se ka edne dy javë kampionat për të përcaktuar se si do të jetë kjo renditje deri në fund. Secili prej lojtarëve në listë ka pasur një formë tepër të mirë për këtë arritje.