Armando Broja ka qenë duke kaluar një kalvar mjaft të vështirë sa I përket formës së tij në daljet e zhvilluara. Lojtari ka qenë tërësisht I pamundur në dy vite për të bërë të mundur shënimin e një goli. Kjo ka qenë pikërisht një ndër pengesat më të mëdha në besimin e tij por dhe në rikthimin e duhur në formacion.
Broja në sfidën e fundit mundi të shndërohet në hero për ekipin e tij me golin e shënuar. Burnley mundi të sigurojë një barazim 1-1 përballë Bournemouth. Në këtë mënyrë ylli I kombëtares shqiptare mundi të shënojë pas një periudhe prej dy vitesh pauz. Është pikërisht tashmë kjo shtysë mjaft e rëndësishme që e bën lojtarin të jetë më I vendosur për të ecur më tej.

Marcus ishte ai I cili asistoj për të dhe Broja përmes një posti në rjetin e tij social ka shprehur falenderimin për mundësinë që I dha. Duke e komentuar golin e shënuar, Broja e ka konsideruar si asisin e duhur për të vendosur këtë barazim të rëndësishëm. Asistimi perfekt e bëri që ai të ishte mjaft I sigurt në vendosjen e topit në rrjetë.
Burnely në këtë sezon nuk ka një dalje aspak të mirë ku është duke mbijetuar në Premier Ligë. Nën këtë formë do të duhet prej tyre që të sjellin më shumë siguri në zhvillimin e lojës. Ndaj dhe Broja shihet si një element I sulmit mjaft I rëndësishëm për të premtuar rikuperimin e skuadrës.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.