Emri I Gonzalo Garcia është bërë dhe njëherë tepër I lakuar, pasi pati një formë mjaft të mirë në Kupën e Botës për Klube. Kanë qenë shumë ekipe që pas asaj forme kanë dashur të rimarrin shërbimin e tij dhe të sjellin në ekip talentin e rri. Lojtari I cili më herët ishte vendosur në pikëpyetje nga klubi spanjoll, morri vëmëndjen e shumë klubeve europiane. Ishin pikërisht klube të ndryshme italiane dhe gjermane që kërkuan të siguronin shërbimin e tij.
Juventus duket se e ka bërë një hap më të diferencuar në këtë afrim duke sjellë dhe ofertën e parë serioze. Zonja e vjetër e cila ka menduar se do të jetë e gatshme të sjellë një ofertë prej 25 milion euro. Italianët të cilët janë duke sjellë një frymë të re në ekip pas një largimi të mundshëm të Dusan Vlahovic e kanë konsideruar shërbimin e tij si të denjë.

Një përgjigje e menjëhershme ka qenë dhe ajo që ka sjellë Real Madrid. Klubi I bardhë I cili pak ditë më herët bëri të mundur sigurimin e tij përmes një kontrate të re. ishte pikërisht një prej tyre që e blindonte shërbimin e tij në ekip. Deri më tani ai është cilësuar pikërisht si një pikë mjaft e rëndësishme në ekipin që Alonso është duke krijuar. Me një rol të vecantë që e dëshmoi dhe në kompeticionin e fundit ai besohet se do të jetë gjatë pjesë e skuadrës së bardhë. Los Blancos kanë fituar besimin në lojtari I cili është prodhim I akademisë së tyre.