Granit Xhaka ka bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë të të gjitha kohërave sipas tij. Lojtari ka përzgjedhur në këtë listë një gamë prej 11 lojtarësh që I ka vendosur në këtë listë. Xhaka I cili është shumë pranë prezantimit të tij në Sunderland në një intervistë të dhënë ka bërë vlerësimin e tij për formacionin.
Lojtari I cili është drejt një rikthimi në Premier Ligë, ku më herët ka qenë pjesë e Arsenal. Ka lajmëruar prej kohësh një mundësi që karriera e tij në Bayer Leverkusen të mbarrojë në këtë sezon. I pyetur, në lidhje me 11 më të mirë të të gjitha kohërave ai ka bërë zgjedhjen e tij ku ka cilësuar më të mirët.

Si fillim në portë sipas tij do të duhet të ishte I pranshëm legjenda e Bayern Munich, Oliver Kahn. Më pas në reparin defensive sipas tij do të ishin të nevojshëm për një ekip të plotë Maicon, Nesta, Maldini dhe Carlos. Në një mesfushë shumë më të tërhequr ai e cilësoi Gennaro Gattuson si një zgjedhje të duhur.
Në rolin e mesfushorëve më të avancuar ai ka vendosur Zinedine Zidane dhe Toni Krossin. Më pas në sulm për një lojë më të avancuar do të ishte I nevojshëm prezenca e Nazario, Ronaldo dhe Kaka. Ka qenë pikërisht kjo 11-shja që ka zgjedhur Xhaka dhe vlerësimi I tij për pleadën e lojtarëve që kanë sjellë ndryshimin në futbollin e sotëm. Nga lista duket se zgjedhja e tij ka qenë kryesisht në lojtarët legjendarë që I përkasin një periudhe.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.