Kalimi i Granit Xhakës në Milan po duket gjithnjë dhe më i afërt. Është pikërisht mesfushori i Bayern Leverkusen i cili duket se të ardhmen e tij do e ketë në Serinë A. Mëdiat janë ato të cilat sjellin në fokus se dakortësia e Xhakës është dhënë për këtë kalim. Ku ai ka mundur të pranojë të gjitha kushtet e kalimit. Do të jetë tashmë i kushtëzuar vetëm për sa i përket dakortësisë së Leverkusen.
Madje dhe me klubin gjerman janë duke punuar intensivisht për të sjellë lojtarin pranë klubit kuqezi. Por, në anën tjetër Bayer Leverkusen nuk duket se është totalisht i bindur në shitjen e tij. Klubi ka humbur në këtë merkato shumë prej lojtarëve të saj si: Jonathan Tah, Jeremie Frimpong dhe së Florian Ëirtz. Kjo e shtyn që të mos jetë aspak optimist për një klaim të mundshëm të mesfushorit.

Gjermanët janë duke u përballur me një lum ikjesh në këtë sezon. Ndër të tjera është dhe dëshira e lojtarëve të tjerë që të zgjedhin të ardhmen e tyre larg klubit. Bëhët fjalë për Alejandro Grimalod dhe Piero Hincapie të cilët janë duke synuar një largim nga klubi. Kjo e lejon ekipin që të jetë i dyzuar në një mundësi për shitjen e Xhakës. Bayer do e kete të vështirë për të lejuar largimin e tij. Ndërsa, Milan është duke kërkuar me cdo kusht që të përfitojë shërbimin e tij.
Malick Thiaë, mendohet se do të jetë një pikë e rëndësishme në këtë transfertë. Kalimi i tij në Bayer, pasi shërben si mbrojtës i majtë në Milan. Një lojtar i cili mund të shërbejë për një shkëmbim të mundshëm. Deri më tani asgjë nuk është qartësuar lër një kalim të tillë. Ekipet janë duke vendosur kushtet e tyre.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.