Xhaka ka pasur mundësinë që në këtë sezon të ketë formën e tij më të mirë në skuadrën e tij. Padyshim në një prej sezoneve të tij më të mira duke luajtur për Bayer Leverkusen ai është renditur ne mesin e dhjetë më të mirëve. Pikërisht është indeksi CIES Football Observatory I cili e vendos atë në listën e futbollistëve me më shumë ndikim.
Xhaka është vlerësuar për inteligjencën e tij në fushën e lojës, takikën e tij në veprim. Gjithashtu, është vlerësuar në shpërndarjen e saktë të tpave dhe me një rol të rëndësishëm sa I përket organizimit të saj. Me një vlerësim prej 94.1 ai ka lënë pas shumë prej emrave të rëndësishëm në futboll. Duke u renditur kështu në top dhjetëshen e lojtarëve më të mirë.

Në këtë listë shihen një seri emërash të ndryshëm lojtarësh që janë vlerësuar në pikë. Mohamed Salah është ai I cili e kryeson këtë listë me plot 100 pikë I ndjekur më pas nga Yamal. Xhaka në këtë listë shfaqet I gjashti në tabelë. Cka tregon për një vlerësim tepër të lartë për të. Ai ka lënë pas shumë emëra të rëndësishëm të futbollit botëror si Raphinha apo Trent.
Përmes kësaj liste ai tashmë është në mesin e emërave më të rëndësishëm në futbollin botëror. Qëndrimi I tij në Leverkusen nuk është se ka një konfirmim. Gjatë kalimeve të verës ai mund të ketë një zhvendosje të tij në arabinë saudite. Ka një seri lajmesh qe qarkullojnë në lidhje me këtë transferim të xhakës.