Granit Xhaka, shpresat ende nuk janë shuar

Përballja e djeshme në UEFA Champions League mes dy gjermanëve që u vendosën kokë më kokë, shkoi në favorin e Bayer Munich. Një lojë pothuajse e dominuar nga Munich në shtëpi, I dha mundësi që të shënonin plot tre gola për të shkuar kështu në avantazh në ndeshjen në transferë. Leverkusen thuajse inekzistent në këtë përballje pranoi tre gola, dhe tashmë është e gatshme për ndeshjen që do të presin në shtëpi.

Pjesë e lojës ishte dhe mesfudhoi shqiptar I angazhuar me Bayern Leverkusen, Granit Xhaka I cili në një intervsitë të dhënë në përfundim të ndeshjesh u shpreh optimist për atë që I pret në vazhdim. Megjithëse, ata vijnë pas një humbje 3-0, mesfushori beson ende në uniteti I ekipit për t’ia dalë përsëri dhe të jetë e mundur një fitore e cila do të prodhojë për ta mundësinë e një kualifikimi të mundshëm në fazën cerekfinale.

Fokusi I Xhakës kanë qenë momentet pozitive të lojës dhe beson se një lojë në ekip do I japë mundësinë e mëtejshme që të arrijnë të kontrollojnë lojën në shtëpi. Njëherësh, ai thekson se pas kartonit të kuq pati një ndikim tepër negativ për ekipin duke theksuar se ishte një pengesë që shkoi në favorin e Munich. 90 minutat e ardhëshme Xhaka I cilëson si vendimtare për fatin e tyre dhe nuk shihet një ndeshje e humbur për ta duke qenë se kanë potencialin për të kthyer një rezultat dhe të kenë mundësinë e një përfaqësimi në Champions. Tashmë pritet të shohim reagimin e Leverkusen në shtëpi, derbi gjerman që mban peshën e këtij grupi të kualifikimeve për cerek finale.