Granit Xhaka, vendosja e tij në Sunderland zyrtarisht

Granit Xhaka, vendosja e tij në Sunderland zyrtarisht

Tashmë është bërë zyrtare se Sunderland ka konfirmuar afrimin e Granit Xhakës. Lojtari i cili prej dy sezonesh ishte pjesë e Bayer Leverkusen është bashkuar me ekipin anglez. Një lëvizje e fundit e Sunderland ka bërë që lojtari të zhvendoset në premier ligë. Një klub i cili sapo është promovuar në kampionat ka shërbyer si një zgjedhje e duhur për të. Edhe pse shumë oferta kanë qenë për të ai ka zgjedhur që të ketë një rikthim në kampionatin anglez.

Shumë e diskutuar ka qenë transferimi i tij në këtë sezon sa ka ngjallur mjaft aludime se ku ai do të angazhohej në këtë sezon. Por, një ndërhyrje në momente të fundit e Sunderland ka bërë që zgjedhja e tij të ndryshojë.

Granit Xhaka, vendosja e tij në Sunderland zyrtarisht
Granit Xhaka, vendosja e tij në Sunderland zyrtarisht

Besimi që ai do të ketë në këtë skuadër duke u vendosur si një ndër kryesorët atje ka bërë që të bëjë zgjedhjen e tij i bindur. Mosha e lojtarëve të Sunderland është kryesisht e re dhe, Xhaka me përvojën e tij do të shërbejë në drejtimin e këtij ekipi. Kjo ka qenë një ndër arsyet se pse zgjedhja e tij ka qenë Premier Ligë.

34 vjecari mendohet se është në zhvillimet e fundit të medha në karrierën e tij dhe ka zgjedhur të jetë shënjues. Shërbimi i tij nuk do të jetë thjeshtë ne mesfushë. Por, shërbimi duke dhënë përvojën e tij dhe eksperiencën do të ndihmojë më shumë.

Premier Liga është një kampionat i cili është i njohur për të. Më herët ai ka qenë pjesë e Arsenal dhe kjo e ka ndikuar dhe në zgjedhjen e tij. Tashmë, Sunderland do të nisë rrugëtimin e saj më e plotë me shërbimin e Xhakës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.