Granit Xhaka ishte një ndër afrimet më të rëndësishme të Sunderlandit në të sezon. Mesfushori I cili ishte duke luajtur në Bayern Leverkusen zgjodhi që të kishte një tjetër eksperiencë. Lëvizja e tij ishte padyshim ajo më e komentuara për shkak se emëri I tij u vendos si një suprizë në ekipin e sapo promovuar. Sa I përket vendosjes së tij atje u konsiderua si një ndihmesë dhe shërbim që do të ishte më shumë se thjeshtë fusha e lojës.
Lojtari së fundmi është konsideruar nga Enzo Le Fee si një prej kapitenëve më të mirë që ai ka pasur ndonjëherë. Le Fee I cili vendosi dhe zgjodhi afrimin e një lojtari të tillë e vlerësoi impenjimin e tij në ekip. Ish lojtari I Arsenalit u afrua në një ekip kryesisht të rri në moshë për të dhënë kështu eksperiencën e tij. Mbritja e tij sipas trajnerit ishte e duhura për të ndryshuar kështu të gjithë mentalitein e skuadrës.

Në një dalje të fundit të tij ai e ka konsideruar Xhakën si një prej prurjeve e cila ndryshon gjendjen e skuadrës. Ai kujdeset në tërësi për të gjithë duke dhënë në fushën e lojës po ashtu një kontribut mjaft të vecantë. Muaji shtator e vendosi atë në listën e më të mirëve duke marrë kështu vlerësime dhe prej analistëve të ndryshëm që I bënë një krahasim me Kevin De Brune.
Le Fee e ka konsideruar si një lider të duhur për ekipin e tij I cili shpesh është I gatshëm për të ofruar gjithcka kundrejt ekipit. Vendosja e tyre në vendin e katërt vetëm pesë pikë nën liderët e tanishëm shihet si një sprovë mjaft e rëndësishme për ta.



