Jack Grealis, pritet të mos jetë më pjesë e Manchester City në sezonin e ardhshëm. Tashmë, është ekipi I cili ka vendosur një cmim dhe janë pikërisht shumë klube të cilat janë të vendosura për të marrë shërbimin e tij.
Lojtari I cili është gjithashtu pjesë e Kombëtares Angelze do të jetë I lirë që të mos jetë më pjesë e Manchester City pas këtij sezoni. Do të jenë përballjet e fundit që pritet të zhvilojë ekipi në Kupën e Botës për Klube dhe më pas do të ketë liri. Pikërisht një ndër lojtarët që ka shërbyer për një kohë të gjatë në ekip është zgjedhur që të largohet. Janë mediat ato që bëjnë me dije një shumë për largimin e tij duke qenë se ende ekipi nuk ka një njoftim zyrtar.

Për shërbimin e tij pritet që klubi të kërkojë pikërisht një shumë prej 50 milion euro deri në 60 milion euro. Pavarësisht se ende një njoftim zyrtar nuk është se ka ardhur për 30 vjecarin. Ajo që e bën shumë më të vështirë këtë kalim është sepse shumë prej ekipeve të interesuara nuk përballojnë pagën e tij. Është pikërisht një shumë prej 300 mijë euro e cila nuk është në planin e shumë prej tyre. Ndoshta kjo do të jetë arsye që nuk do të sjellë një transferim të tij, por një formë huazimi e cila shihet si opsioni më I mundur. Ndërsa City kërkonte që të kishte transferimin e përhershëm të lojtarit.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.