Mason Greenwood është gjidhur këtë periudhë me një rikthim të mundshëm të tij në Premier Ligë. Një lëvizje e tillë ka bërë që dy klube angleze të jenë vendosur në lëvizje për të siguruar kështu shërbimin e tij. Tottenham Hotspur është një prej klubeve I cili ka kërkuar që Greenwood të bashkohet me ta në këtë aktivizim.
24 vjecari I cili qëndrimin e tij vazhdon ta ketë në Ligën e Parë ka ngjallur interesin e disa klubeve angleze për të përfituar shërbimin. Forma e tij e mëhershme e cila ka qenë mjaft e mirë ka vendosur kështu shumë prej klubeve të ndryshme të Europës të qëndrojnë pas tij. Kalimi I tij I mëhershëm ka qenë me Marseillën, transferim I cili ndodhi prej Manchester United.

Vlera prej 30 milion euro I lejoi që të siguronin shërbimin e tij. Është pikërisht United I cili vazhdon të mbajë përsëri një klauzolë shitje prej 50% të lojtarit. Shërbimi i tij në atë kohë u vendos jashtë Ol Trafford për shkak të polemikave të shumta. Mesa duket rikthimi I tij në Premier Ligë nuk është se dëshirohet vetëm nga Tottenham. West Ham United është duke e konsideruar po ashtu shërbimin e tij si një opsion mjaft të mirë.
Lojtari ka mundur të sigurojë në Francë një formë mjaft të mirë, kjo e ka shndëruar në një lojtar që ka mundur të shënojë 21 herë. Mesa duket Greenwood mund ta shtrijë aktivitetin e tij dhe jashtë Premier Ligës. Bracelona e ka në listën e saj si një afrim të mundshëm.



