Manchester City së fundmi ka bërë të ditur afrimin e James Trafford. Lojtari I Burnely është bashkyar me City në vlerën e 27 milion euro. Ka qenë ky një ndër kalimet e City në këtë sezon ku e ka vendosur kështu dhe Pep Guardiolën në listën e trajnerve që kanë bërë transferimet më të shtrenjta. Janë 2 miliard euro që ka shpenzuar Guardiola për transferime duke e kthyer kështu si trajnerin I parë që arrin këtë shifër transferimesh.
Është pikërisht shifra prej 2,02 miliard euro që është vendosur nga Guardiola dhe më hëerët nuk është prekur nga asnjë prej trajnerëve. Cka tregon se klubi anglez ka qenë I gatshëm që të sjellë në ekip të gjitha kërkesat e tij. Kjo e shndëron dhe ekipin në një ndër më të shtrenjtët në futboll. Por, ajo që është konsideruar si më e rëndësishme është vendosja e tij në krye të trajnerëve sa I përket shpenzimeve. Në një listë prej pesë emrash ai është duke e kryesuar këtë.

Pep Guardiola – 2.02 miliardë euro;
Diego Simeone – 1.31 miliardë euro;
Massimiliano Allegri – 1,2 miliard euro;
Thomas Tuchel – 1.19 miliard euro;
Antonio Conte – 1.16 miliard euro.
Duket qartë një diferencë e krijuar mes vendit të dytë që është në këtë listë. Guardiola të gjithë këtë shumë transferimesh e ka arritur përmes drejtimeve të ekipeve të ndryshme në karrierën e tij. Me drejtimin e tij në Barcelona më vonë në Bayern Munich. Dhe tashmë që është duke drejtuar Manchester City ku ka kryer një numër të madh transferimesh.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.